Para 22 viteve, ekyaktësisht më 3 tetor të vitit 1995 u krye një atentat me bombë ndaj presidentin të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili gjithësesi i mbijetoi sulmit me disa plagë në kokë.
Por, në vendin e tij humbi jetën shoferi i që drejtonte automjetin zyrtar Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagos rëndë edhe trupëroja e tij, Illço Teovski. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm humbi jetën edhe një qytetar që po kalonte rastësisht në ato momente pranë vendit të ngjarjes, Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan lehtë disa qytetarë të tjerë.
Akoma edhe sot autorët e sulmit nuk janë vënë para drejtësisë dhe nuk dihet ende kush qëndron pas atentatit. Procedura hetimore për këtë rast mbetet ende e hapur për drejtësin maqesdonase. Hetimit vërtetojnë se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe vetëm fati ka shpëtuar ish presidentin Gligorov nga vdekja.
Sulmi u kryer me autobombë më telekomandim në distancë të largët në rrugën “Makedonija” para hotel “Bristol” në Shkup, në momentin kur ish presidenti Gligorovpo lëvizte me veturën zyrtare nga rezidenca e tij për në Kuvend.

