Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një protestë për 4 të vrarët e “21 Janarit” përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalët së tij, kreu i kësaj Partie, Kreshnik Spahiu kërkoi drejtësi për 4 të vrarët.
“Nëse deri më 2 mars nuk vendoset drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarrë por ndryshe” paralajmëroi kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Pas fjalimit protestuesit u përplasën me policinë dhe hodhën tymuese. Situata është vënë shumë shpejt nën kontroll.
21 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)