Parlamenti turk ratIFIkoi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin duke i dhënë fund mosmarrëveshjes diplomatike prej gjashtë vitesh midis dy ish-aleatëve në rajon, njoftoi sot agjencia zyrtare turke e lajmeve
Anadoll. Në përputhje me këtë marrëveshje, përafrimi e arritur në fund të muajit qershor midis dy vendeve dhe e miratuar dje nga ana e deputetëve, Izraeli do të dëmshpërblejë Turqinë me një fond prej 20 milionë dollarësh. Turqia nga ana e saj ka pezulluar ndjekjet penale kundër ish-krerëve të ushtrisë izraelite për përfshirje në sulmin e një anije ku mbetën të vrarë 10 ushtarakë turq në vitin 2010 në brigjet e Gazës. Në vitin 2014, një Gjykatë Penale e Stambollit urdhëroi arrestimin e katër ish-zyrtarëve ushtarakë izraelitë, si dhe ish-she푈询n e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin Gabi Ashkenazi, gjykuar në mungesë prej vitit 2012 në Turqi. Së fundmi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Cavusoglu njoftoi se ratifikimi i marrëveshjes nga ana e Parlamentit turk do të vijojë me shkëmbimin e trupave diplomatike
në rang ambasadorësh. Paraqitja e këtij teksti në Parlament u shty për shkak të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik në Turqi që komprometoi stabilitetin e autoritetit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Data 21.08.2026
Aktuale
- QMK: Pesë zjarre aktive, dy nën kontroll
- “Urgjenca më mbylli telefonin”/ U pickua nga gjarpri, turistja australiane nxjerr në pah problemet me shëndetësinë shqiptare: Gjendja në spital, e mjerueshme!
- Porositi tortën për 30-vjetor, por doli krejt gabim – atëherë burri i saj bëri diçka që nuk e priste
- Bozhinovska: Transformimi digjital dhe siguria kibernetike janë kyçe për një sistem energjetik të sigurt dhe rezistent
- Angellov: Është shuar zjarri në rrethinën e fshatit Llopaticë
- BDI: VLEN ende në heshtje për zgjedhjet e parakohshme
- LSDM: Vuçiqi i caktoi zgjedhjet, tani Mickoski menjëherë do ta bëjë
- LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare


