Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 185 masa, nga të cilat 89 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 8 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.
Katër masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë sanksione për mospërdorimin e rripit.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.