Pas aksidentit tragjik në Maqedoni dhe bisedës telefonike midis ministrit të Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis, dhe ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski, të dielën në mëngjes, Greqia ndërmori të gjitha hapat e kërkuara nga Mekanizmi Evropian për Mbrojtje Civile përmes veprimeve të koordinuara të ministrive të Jashtme, Shëndetësisë, Mbrojtjes Civile dhe shërbimit grek të emergjencës mjekësore, bëjnë të ditur burime qeveritare.
Në total, 18 të lënduar do të trajtohen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe në spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik.
Tre persona të plagosur rëndë, të moshës 25, 25 dhe 19 vjeç, tashmë po trajtohen në spitalin Papanikolaou, duke vuajtur nga djegie të mëdha, ndërsa njërit prej tyre tashmë i është kryer një operacion.