MPB ka njoftuar se dje ka vazhduar (24.09.2022) me kontrolle të intensifikuara të veprimit në zonën e qarkullimit rrugor.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 165 gjoba, nga të cilat 52 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi mbi të lejuarën, 12 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 27 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
“Gjashtë masa për përdorimin e celularit, tetë sanksione për kalimin në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit”.