151 udhëtarë nga Dubai, të cilët kishin kërkuar evakuim, kanë ateruar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Shkupit. Shumica prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, por në mesin e tyre ka edhe shtetas nga vendet fqinje, si dhe katër shtetas të Holandës.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, deri në mesin e javës së ardhshme pritet të evakuohen të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë shprehur gatishmëri për t’u kthyer në vend.
Qytetarët e evakuuar kanë deklaruar se tani ndihen më të qetë pasi janë larguar nga zona e luftës.
Me këtë fluturim të organizuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka nisur evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga vendet e Lindjes së Mesme, i cili do të realizohet me fluturime komerciale çarter. Gjatë këtyre ditëve janë organizuar gjithsej katër fluturime çarter, me disa dhjetëra vende të lira.
Data 09.03.2026
Aktuale
- A besohet Edi Rama në qëndrimet e tij: “Njëherë diell, njëherë shi”?! SHIKONI VIDEON
- (VIDEO) “Fluturojnë” çmimet e naftës, Dizeli shtrenjtohet për 14.5 denarë, benzina për 5 denarë
- (VIDEO) Paralajmërohet kallëzim penal kundër Ministrit të Kulturës
- Policia operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri kriminale në Shkodër, i kërkuari qëllon me armë dhe arratiset!
- Pjesë e grupit të Inez Hajrullës që u godit nga SPAK, GJKKO lë në burg Flodian Plakun dhe efektivin Rezart Kuçi
- Kufizimet për furnizim me naftë kanë goditur edhe Tetovën, funksionimi i transportit publik vihet në pikëpyetje
- Mucunski: Edhe pse kërkuan evakuim, 14 shtetas të Maqedonisë nuk u paraqitën në Aeroportin e Dubait
- Incident i rëndë në një fshat të Tetovës: 15-vjeçarja sulmon fizikisht një grua, tenton të sulmojë me mjet të mprehtë


