Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në gjithë territorin e vendit arrestuan 15 shoferë, nga të cilët 10 për vozitje pa patentë shoferi, tre për ndalim për drejtimin e automjetit të kategorisë B, një nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit.
“Dy shoferë në Shkup dhe nga një shofer në Probishtip, në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, në Kumanovë, në Radovish, në Gjevgjeli, në Gostivar, në Tetovë dhe në Manastir kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Nga një shofer në Shkup, në Veles dhe në Gostivar kanë drejtuar automjetet edhe pse kanë pasur masën e ndalimit për drejtimin e automjetit motorik të kategorisë B, ndërsa një person në Shtip ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa një person në Kavadar ka drejtuar automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. Personat janë ndaluar në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, potencojnë nga MPB-ja.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin për patentë shoferi ose nëse u është vendosur masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, dhe të kontribuojmë të gjithë bashkërisht për një trafik më të sigurt.


