Përmes një komunikate nisur për media, nga MFT kanë deklaruar se bëhet fjalë për një lajm të rremë, derisa kanë deklaruar se janë duke shqyrtuar mundësinë e përkrahjes buxhetore të KOSTT-it.
“Kjo ndarje buxhetore do të siguronte që sistemi elektro-energjetik i Kosovës të mos shkaktoj devijime ndaj sistemit evropian, gjë që është parakusht për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, përkatësisht pavarësimin energjetik të Kosovës nga Serbia.
Pavarësimi energjetik i Kosovës do të mundësoj kontrollin e kufijve energjetik të Kosovës (linjat ndërkufitare të transmisionit me vendet fqinje) nga ana e KOSTT, dhe do të mundësonte bashkimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë (duke përfshirë vendosjen në operim të linjës 400kV Kosovë-Shqipëri dhe operimin e bllokut rregullues Kosovë-Shqipëri), gjëra të cilat do të sjellin përfitime financiare për konsumatorët e Kosovës”, shkruhet në njoftim.