Alsat 2019-11-18T11:07:01+01:00
Katërmbëdhjetë persona janë lënduar lehtë në 10 prej gjithsej 15 aksidenteve të cilat gjatë fundjavës ishin shkaktuar në rajonin e SPB Shkup. Në pesë aksidente ishin shkaktuar dëme materiale.
Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës policia e komunikacionit ka sanksionuar 62 shoferë të cilët qarkullonin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar 28 shoferë të cilët ngisnin veturën nën ndikimin e alkoolit, 48 shoferë para se të marrin patentën e shoferit dhe nëntë shoferë fillestarë, si dhe 49 automjete të paregjistruara.
Ishin sanksionuar edhe tetë këmbësorë të cilët kishin kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë dhe një këmbësor i cili kishte kaluar rrugën në dritë të kuqe.
Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë larguar 130 automjete.
Loading…




