Gjatë dy ditëve të fundit (13-14.08.2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta rrugore të realizuara nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët për punë të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 1.455 gjoba të shqiptuara, plot 145 shkelje kanë të bëjnë me drejtues mjetesh që kanë marrë pjesë në komunikacion pa patentë shoferi.
Njëkohësisht, 20 shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga qarkullimi, ndërsa 179 drejtues motoçikletash janë gjobitur për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse.
Sipas dispozitave të Ligjit për sigurinë e trafikut rrugor, numri më i madh i shkeljeve gjatë fundjavës përfshin: 384 raste të mosrespektimit të shpejtësisë së lejuar, 343 raste të parkimit të palejuar, 51 drejtues mjetesh pa rrip sigurimi, 31 shoferë që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes, 27 shoferë që kanë kaluar në dritë të kuqe dhe 7 të tjerë që nuk kanë respektuar kushtet e lejuara për errësimin e xhamave të automjeteve.
Gjithashtu, sipas Ligjit për automjetet, 39 automjete janë larguar nga qarkullimi pasi ishin të paregjistruara.
Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e qarkullimit për të kontribuar së bashku në rrugë më të sigurta.(INA)