Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se sot janë ndarë vendimet për 14 profesorë. Sipas Kasamit, ky veprim paraqet një hap të rëndësishëm për arsimin dhe të ardhmen e vendit tonë.
“Me ndarjen e 14 vendimeve pune për profesorët e shkollave të mesme, po dëshmojmë se investimi në arsim është investimi më i sigurt për një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit. Ata janë frymëzimi i fëmijëve tanë dhe garancia që shoqëria jonë do të vazhdojë të ecë përpara me dije dhe vlera.
Tetova ka nevojë për arsim cilësor dhe për njerëz që e vendosin dijen mbi gjithçka tjetër. Ne jemi të përkushtuar që ta bëjmë arsimin prioritet kombëtar dhe lokal. Për një Tetovë që e ndërton të ardhmen me dije dhe për një popull që i hap dyert zhvillimit!
Arsimimi është detyrë dhe e drejtë. Së bashku, do ta bëjmë këtë të drejtë një realitet për çdo qytetar”, ka shkruar Kasami.
Data 03.10.2026
Aktuale
- Mucunski ka kërkuar takim me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Petrova-Çamova

- Sot u bën një muaj që kur Laurenti iku nga kjo botë, Egzoni i përloti të gjithë me fjalët e dhimbshme për të
- Mucunski ka kërkuar takim me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Petrova-Çamova
- Ushtria e Jemenit: 1 540 pjesëtarë të Huthive të vrarë ose plagosur gjatë 24 orëve të fundit