Në Universitetin e Tetovës, prej 14 deri më 17 shtator do të zhvillohet afati i dytë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Pas përfundimit të afatit të parë, Universiteti i Tetovës, ka shpallur Konkurs për plotësimin e vendeve të lira në programet studimore të 13 fakulteteve.
Nga Komisioni për regjistrimin e studentëve, thonë se pas përmbylljes së afatit të parë të regjistrimit, edhe në këtë afat interesimi i kandidatëve për t’u regjistruar në Universitetin tonë vërehet në të gjitha njësitë akademike dhe në programet studimore të cilat janë të shpallura në Konkurs.
Sipas Konkursit të shpallur për realizimin e afatit të dytë , aplikimi, seleksionimi, rangimi dhe regjistrimi i kandidatëve në kategoritë e caktuara në afatin e dytë dhe të tretë do të bëhet sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me Konkursin për regjistrim të studentëve në ciklin e parë të studimeve në Universitetin e Tetovës.
Kandidatët të cilët do të aplikojnë për regjistrim, fillimisht duhet ta plotësojnë formularin online në faqen zyrtare të Universitetit: www.unite.edu.mk.
Sikurse në afatin e parë, edhe gjatë këtij afati të regjistrimit të gjitha shërbimet administrative të Universitetit janë vënë në dispozicion të kandidatëve, që t’ua lehtësojnë procedurat e aplikimit.
Data 07.06.2026
Aktuale
- Taulant Balla denoncon: Protestues serbë në protestën e Zvërnecit
- “Mos u sabotoni”- Aktivisti në protestë: Nesër në shesh do zbresë edhe UÇK-ja kundër Ramoviçit dhe Ballkanit të hapur!
- Të shtëna me armë zjarri në Shishovë të Shkupit, MPB jep detaje
- Takimi i radhës i Komisionit Historik Maqedoni e Veriut–Bullgari përfundon pa përparim
- VËZHGIMI/ Ndryshe nga tubimet politike, protesta qytetare zgjerohet çdo orë! Thirrje masive; “Rama jep dorëheqje”
- Qytetari thirrje protestueseve: Mos u provokoni, e keni parë që i ka ik mendja nga qetësia jonë! Mezi pret që ne të dalim nga kontrolli
- “Horra e spurdhjakë të korrupsionit”- Pedagogu Lush Susaj poezi për protestën: Po shkulen rrënjët sorrosiane, nënat e Shqipërisë firmosën rrëzimin e diktaturës së ndyrë!
- “Na prishën internetin që të mos jepej protesta live në rrjetet sociale”- Progni akuzon ndërhyrjet kibernetike: Të tregojmë kulturë për t’i kërkuar llogari këtij maskarai!





