Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 183 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 56 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
Janë shqiptuar dhe 5 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë…/Alsat.mk