Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski theksoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut po ndjek me kujdes dhe vigjilencë situatën e sigurisë në lidhje me ngjarjet që po zhvillohen mes Iranit dhe Izraelit.
“Është formuar shtabi i krizës në MPJ, situata po monitorohet nga afër përmes raporteve që marrim përmes kanaleve zyrtare, kështu që nuk do të komentoja më tej se ato që kam thënë tashmë” tha Mickoski.
Kujtojmë se dje Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme u bëri thirrje të gjithë shtetasve të RMV që ndodhen në territorin e Izraelit dhe Iranit që të ndjekin portalet kombëtare të emergjencës dhe të veprojnë në mënyrë strikte në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente. Gjithashtu, u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të përmbahen nga çdo udhëtim në vendet e këtij rajoni, derisa të përmirësohet situata e sigurisë.