Departamenti për të Mitur, ka shpallur dënim unik prej 13 vjetësh burgim ndaj të pandehurit K.S., për veprat penale të “sulmit seksual” dhe “keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16 vjeç”.
Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Shabi Idrizi, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, e shpalli fajtor K.S. për sulm seksual në vazhdim dhe i shqiptoi 10 vjet burgim, si dhe për keqpërdorim seksual të të miturave 4 vjet. Bazuar në nenin 76 të Kodit Penal, këto dënime u bashkuan në një dënim unik prej 13 vjetësh, ku do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.
Sipas aktakuzës, K.S. akuzohet se gjatë viteve 2012–2013 dhe 2018–2022 ka kryer veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave, përkatësisht 12 dhe 14 vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar moshën e tyre dhe rrethana të ndryshme.
Masa e paraburgimit ndaj të pandehurit do të vazhdojë deri në formimin e aktgjykimit në mënyrë të prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar. Palët kanë të drejtë të ankohen pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë brenda 30 ditëve nga marrja e aktgjykimit të shkruar, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj./BetimipërDrejtësi