Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 12 shoferë në mbarë vendin për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, 11 prej tyre janë kapur duke drejtuar pa patentë shoferi, ndërsa një shofer nga Shkupi është ndaluar duke vozitur nën ndikimin e alkoolit, me 3.95 promilë alkool në gjak.
Rastet janë evidentuar në disa qytete, përfshirë Shkupin, Manastirin, Koçanin, rajonin e Kumanovës, Prilepin dhe Velesin.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të gjithë të dyshuarve do të ngrihen kallëzime penale përkatëse. Policia apelon që qytetarët të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjet pa leje apo nën ndikimin e alkoolit.


