07 July
Formimi i 10 grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së do të bllokojë punën e Kuvendit, me vetë faktin që brenda një dite ata mund të kërkojnë madje 10 orë pauzë. Kryeparlamentari Talat Xhaferi thotë se vendimi i VMRO -së për formimin e 10 grupeve parlamentare është në përputhje me rregulloren. Sipas Xhaferit një veprim i tillë është mekanizëm i mirë për të bllokuar punën e Kuvendit, por përgjegjësia për këtë do t’i takojë deputetëve opozitar. Bllokadat Xhaferi pretendon t’i tejkaloj me kompromis.
Xhaferi shton se opozita me shkresën përmes së cilës njofton për formimin e grupeve parlamentare, ka njohur legjitimitetin e tij. I pyetur nëse ndryshimet në Rregulloren e punës së Kuvendit do të mundësonin parandalimin e obstruksioneve nga opozita, Xhaferi thotë se ky do të jetë hapi fundit.
VMRO-DPMNE-ja që nga seanca konstituive nuk kishte grup parlamentar. Me këtë veprim opozita e tanishme kishte bllokuar për një kohë gjatë konstituimin e Kuvendit. Të njëjtën praktikë po e aplikon edhe tani për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski. 30 deputetë të VMRO-së të paraqitur për fjalë në pikën paraprake pamundësoi shkarkimin e Zvërlevskit. Meqenëse VMRO-ja e shtyu për 4 ditë shkarkimin e Zvërlevskit, ditë më parë Kuvendi njoftoi se seanca e 6 do të vazhdohej sot, por partitë janë dakorduar që mbledhja të vazhdojë të hënën.
Adrian Kerimi

