Koka e Joanna Palani, vlen 1 milion dollarë. Ky është pikërisht shpërblimi që ka vendosur ISIS për ushtaren kurdo-daneze.
21-vjeçarja, me origjinë nga Kurdistani Irakian, por që jetonte në Danimarkë, ishte nisur në 2014-ën nga Europa për tu bashkuar me peshmergët kurdë për të luftuar kundër ISIS. Ajo i kishte cilësuar terroristët si objektiva shumë të lehtë për tu vrarë në krahasim me ushtarët e Bashar al-Assad.
Në intervistat që ajo ka dhënë për mediat, është shprehur se la Danimarkën në vitin 2014 për një “luftë për të drejtat e njerëzve”.
23-vjeçarja Palani është shprehur se “luftëtarët e ISIS janë shumë të lehtë për tu vrarë”.
Ajo braktisi universitetin dhe studimet për tu nisur drejt qëllimit të saj: luftës për të drejtat e njeriut. Pavarësisht kësaj autoritetet daneze, pasi ajo u kthye nga Lindja e Mesme në vitin 2015, i konfirskuan pasaportën.
Sipas ligjeve të Danimarkës, peshmergët konsiderohen terroristë dhe në këtë mënyrë Palani rrezikon gjashtë muaj burg si dhe heqjen e nënshtetësisë daneze.
Situata është rënduar edhe më shumë sipas mediave në vend, nga shkelja e një vendimi që e ndalonte atë të udhëtonte në Katar./opozita