ër dallim nga shumë qytete të botës ku rëndom 1 Maji shënohet me protesta për të drejtat e punëtorëve, shumica e qytetarëve në Maqedoni si rëndom edhe këtë vit vendosën të dalin në piknik në qendra rekreative, apo pranë lumenjve dhe liqeneve.
“Kjo është ditë feste dhe dolëm të marrim pak ajër të pastër”, thonë qytetarët, të cilët duket se të paktën sot kanë vendosur të injorojnë krizën politike.
“Sot festë është, dalim të festojmë këtu, bëjmë grill, shoqërohemi. Në këtë ditë shikojmë një rekreim të mirë, një shëtitje të mirë nëpër natyrë. Natyra është e mirë, ajri është i pastër”,- tha një qytetar.
“Po, gjithmonë për 1 Maj dalim këtu në Matkë me familjen, shëtisim, ashtu. Unë mendoj se sot është dita e punëtorëve dhe duhet që të festohet kjo ditë, ka tjera ditë që mund të protestohet për gjëra të tilla”,- theksoi një qytetar.
“Kemi dalë pak me fëmijët. Zgjodhëm sot me fëmijët të relaksohemi pak”, u shpreh një qytetar.
“Sot është ditë për pushim, ndërsa për protesta do të shohim tjera ditë. Punëtorët në Maqedoni në letër kanë mjaftë të drejta, por në praktikë jo edhe aq”, potencoi një qytetar, njofton TVM2.
Megjithëse vetëm 1 Maji është ditë jopune, qytetarët e kanë bërë traditë që festën në natyrë ta vazhdojnë edhe për dy maj.