“Mosrespektimi i Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, kryetari i Republikës së Maqedonisë ka bërë një vepër penale dhe duhet të jetë fajtor për përgjegjësi penale dhe jo përgjegjësi politike”, tha kryetari i PRSD-së, Tito Petkovski në emisionin “Vetëm e Vërteta”, njofton Medial.mk.
Tito Petkovski po ashtu tha se është dashur që në mos ratifikimin e ligjit për gjuhët, Gjykata është dashur të ngre padi penale kundër kryetarit të shtetit.
“Unë jam i habitur nga Prokuroria, se pse që në herën e parë kur refuzoi të mos nënshkruaj, nuk ngriti padi penale, sepse ai nuk është i paprekshëm. Ne nuk kemi sistem të pastër presidencial, apo monarki, nuk jemi, ne jemi demokraci parlamentare”. tha Petkovski.
Petkovsi thotë se marrëveshja me Greqinë nuk është më e mira, mirëpo përparimi i diplomacisë sonë është bërë që të ruhet identiti maqedonas, gjuha, dhe së është i bindur se askush në Maqedoni nuk është i lumtur me ndërrimin e emrit, por alternativë tjetër për anëtarësim në BE e dhe NATO nuk paraqiti asnjëherë ndonjë parti tjetër. Ai tha se Kuvendi është ai i cili merr vendime, bie qeveria, prandaj ekziston edhe impiçment. /Medial.mk/

