Më datën 01.03.2022 në Stacionin Policor Karposh është arrestuar L.G. (18) nga Rumania. Ai dyshohet se më datën 17.02.2022 ka mashtruar një grua 77-të vjeçare nga Shkupi, përkatësisht ka kryer veprën penale sipas nenit 247 të Kodit Penal. Sipas denoncimit, ai është prezentuar si biznismen nga një vend i huaj dhe ka ofruar artikuj për shitje, kurse ka kërkuar që pagesa të jetë me ari.
Me L.G. është realizuar bisedë zyrtare në prezencë të Prokurorit Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim adekuat.