Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se opozitarizmi nuk është rrugë e lehtë, ndërsa ka shprehur skepticizëm se kjo përbërje e Frontit Evropian do të dijë ta bëjë këtë për shkak moshës së tyre.
Ai tha se po vjen një gjeneratë e re e cila do të jetë pragmatike, praktike dhe e veprimit për ta ndje ndryshimin.
Mexhiti tha se ata do qasja e tyre nuk do të jetë vetëm ndërrimi i figurave dhe të rrinë në simbolik por të jetë politik, që do ta ndjej qytetari, biznesmeni, arsimi.
Izet Mexhiti, tha se Qeveria e ardhshme parashikon mbylljen e problemeve elementare të komunave, për t’ju afruar standardeve evropiane.
“Për të mbyllur temat e nevojave elementare, do të ndahen 1 miliard euro në katër vitet e ardhshme për projekte konkrete komunale, ku vitin e parë do të jenë 250 milionë euro, dhe për qëndrimi jonë ka qenë që të marrim 30% e asaj, që nëse e shndërrojmë në numra të jetë diku 70 milionë euro, që mund të zgjedhim mjaft probleme komunale pa dallim se kush i udhëheq ato komuna”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai tha se e mira e kësaj qeverisje do të jetë se do të jetë një restart për shkase nuk do të jetë as Nikolla Gruevski e as Ali Ahmeti , por që sipas tij, do të jetë qeveri e gjeneratës së re që premton.
Data 16.06.2024
Aktuale
- (PAMJE) Fugoni i mallrave del nga rruga në mes të qytetit e merr çfarë gjen përpara! Plagoset shoferi dhe pasagjeri, ja dyshimet e para…
- “Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”- Bujar Qamili rrëfen betejën për jetën kur ishte në koma: Shihja një dritë…
- Mickoski uron besimtarët muslimanë: Gëzuar festa e madhe e Kurban Bajramit
- Nedim Bajrami e thyen rekordin që mbahej prej 20 vitesh
- Qarkullonte me makinë i armatosur, policia arreston 45-vjeçarin në Vlorë. Ja çfarë u sekuestrua
- Ali Ahmeti: Festat tona të Bajramit janë çaste të freskisë shpirtërore, le të jetë frymëzim për praktikimin e veprave të mira
- Kryekuvendari Gashi: Bajrami i Kurbanit, festë kuptimplote me mesazhin e flijimit
- Festa e Kurban Bajramit, Violetë Kukaj shfaqet me veshje tradicionale