Kreu i LP-së, Skender Rexhepi-Zejdi sot tha se liderët e Frontit Europian bashkërisht do të vendosin se kë do ta përkrahin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, përcjell TV21. Rexhepi tha se personalisht, nuk do ta mbështeste asnjërin kandidat, pasi pala maqedonase nuk tregoi gatishmëri për të mbështetur kandidatin e Frontit, Bujar Osmani.“Nëse ishte personalisht për mua, unë nuk e votoj as njërin, as tjetrin, sepse nuk ka gatishmëri, nuk kishte gatishmëri as dje nga maqedonasit të përkrahin një kandidat shqiptar, siç ishte Bujar Osmani, i cili jo vetëm se ishte i kapshëm, i pranueshëm për shqiptarët, por me programin e tij aq voluminoz, aq të detajuar, duheshte doemos të jetë i kapshëm edhe për shumicën e maqedonasve. Po të ishte te unë personalisht, nuk do e kisha përkrahur as njërin, as tjetrin, por unë do ta respektoj vendimin e Frontit Eurpoian”, tha Zejdi./tv21.tv
Data 08.05.2024
Aktuale
- Arrihet censusi, Maqedonia e Veriut do të ketë president
- Bojmacaliev: MPB-ja garanton zgjedhje të ndershme, të lira dhe demokratike
- Arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale
- Bleros i doli loti në intervistën me Afronën, sot reagon për herë të parë
- Haziri: Qeveria – shkak i dështimit të Kosovës për anëtarësim në KiE
- Banori i Studeniçanit u bë pishman pasi kaloi aparatin e fingerprint, mbeti pa votuar për zgjedhjet parlamentare
- Alonso: Të përdorim dhimbjen e eliminimit vitin e kaluar që të shkojmë në finale këtë sezon
- Në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale dalja deri ora 15 është 30,89 për qind, ndërsa për ato parlamentare 36,39 për qind