Në profesionet më të kërkuara në tregun e punës në vend, por edhe atë të huaj është ai i IT-së. Pikërisht për këtë arsye Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale synojnë që të krijojnë më shumë mundësi punësimi dhe aftësim për vend të till pune për 220 të papunë të moshës deri në 29 vjet, shkruan Almakos.
Këta të fundit do të mund të jenë pjesë e programit të APRM që përfshin trajnime për java programues dhe softuer testerë.
Për këto trajnime të cilat janë në kuadër të këtij projekti që realizohet përmes IPA Fondeve, si garanci e drejtpërdrejtë të Agjencionit për Punësim të Republikës së Maqedonisë, janë siguruar rreth 18.260.000 denarë
Sipas ministres së Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, trajnimet e parapara janë për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të të rinjve deri 29 vjeç në teknologjitë informatike.
“Është shumë e rëndësishme të rinjtë të kyçen në këto trajnime pasi që këto paketa programore të cilat ofrohen me projektin do të japin mundësi që ata të investojnë në vete, por gjithashtu këto paketa programuese të cilat ofrohen në tregun e punës në një lloj trajnimi kërkohen në tregun e punës dhe me këtë ofertë do të munden shumë lehtë të punësohen”, tha Carovska.
Sipas drejtorit të APRM, Vllatko Popovski, me përvetësimin e aftësive në profesion të till, mundësitë për punësim janë të mëdha, pasi që të tilla kërkesa ka tregu i punës në vend, por edhe ai i jashtëm.
“Kemi mundësi t’i trajnojmë 110 persona për paketën më të re të java, ndërsa njëherësh edhe për testerë të softuerit të cilët gjithashtu janë të kërkuar në Maqedoni dhe jashtë. Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të cilët janë edhe me arsim të mesëm, ndërsa kanë njohuri nga sfera e IT-së të paraqiten në trajnim të vijnë në paratest, ndërsa më pas të fitojnë marrëveshje me paketë nga shteti dhe nga BE prej përafërsisht 2.000 euro. Në katër muajt e ardhshëm do të jenë në trajnim, ndërsa më pas do të japin provimin për certifikatën me të cilën do të bëhen shumë më konkurrues në tregun e punës në Maqedoni dhe jashtë saj”, sqaroi Popovski.
Ndërsa, përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini, theksoi se një prej vlerave më të mëdha për të cilat angazhohet BE-ja është qasja e të rinjve ne tregun e punës.
“ Mund të them me bindje se nuk ka projekt më të suskseshëm se ai I cili ju mundëson të rinjvetë depërtojnë më lehtë në tregun e punës dhe t’I plotësojnë kërkesat e tij”-tha Bertolini.
Ndërsa, me sa informon Irena Ivanovska, drejtuese e sektorit për trajnime IT në qendrën SEMOS, kandidatët të cilët do të ndjekin këto trajnime nuk duhet të kenë njohuri të vaçanta në IT.
Evi Shkopi
Almakos.com