Lily Grinberg është bërë hebre e parë e cila ka dhënë dorëheqje nga administrata amerikane për shkak krimeve në Gaza.
Ajo ka deklaruar se nuk ka mundur të rijë duarkryq dhe të shoh se si shefi i saj, pra presidenti amerikan Joe Biden, të justifikon krimet dhe vrasjet në Gaza me sigurinë e hebrenjve.
Grinberg për “The Guardian”, përcjell SHENJA, ka thënë se vendimi i saj është i rëndë, por më se i nevojshëm dhe urgjent.
Lily Greenberg, ka deklaruar se ajo punoi shumë për fitoren e kësaj administrate, fillimisht si organizatore e fushatës për Zëvendës Presidentin Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 dhe më pas në zgjedhjet e përgjithshme në Arizona, duke shtuar: “Por tani, siç po shikoj Bashkëfajësia e SHBA-së në masakrën e vazhdueshme të palestinezëve në Gaza, shoh se, në kohë terrori të madh, shumë njerëz të fuqishëm kanë zgjedhur të mos bëjnë asgjë”.
Sipas saj, presidenti Biden kundërshton thirrjet për një armëpushim të përhershëm, fundin e ndihmës për Izraelin, garancitë diplomatike për lirimin e pengjeve izraelitë dhe të burgosurve palestinezë, fundin e rrethimit të Gazës dhe përpjekjet për t’i dhënë fund regjimit të aparteidit të përhapur në Tokën e Shenjtë.
Për shkak të gjithë kësaj, Greenberg pohoi: “Në këtë moment, ish-shefi im është personi që më bën të ndihem më i pasigurt si një hebre amerikan”.
Data 17.02.2026
Aktuale
- Ndalesë për qarkullim të kamionëve në rrugën Gostivar – Strazhë – Kërçovë për shkak të reshjeve të dendura të borës
- Fillon Ramazani në Gjirin Persik, disa vende nisin agjërimin të enjten
- Mbi 200 milionë euro ndihmë shtetërore çdo vit! Ku përfundojnë paratë, vështirë të kontrollohen
- Kostadinovski i kundër Badenterit në Gjykatën Kushtetuese
- (VIDEO) Sindikata bllokoi Qeverinë, ose minimale 600 euro, ose grevë
- Përkeqësohet moti në Kukës, stuhi shiu në qytet dhe borë në malësi! Rrëshqitje dherash e gurësh në rrugën Dushaj-Lekbibaj, raportohet se…
- LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjella për pagën minimale
- Tabelat paralajmëruese të Safe City vetëm në maqedonisht, anashkalohet gjuha shqipe dhe ajo angleze


