Zëdhënëi i MPB, Toni Angelovski tha për Almakos se një nga të lënduarit rëndë nga të shtënat në Tetovë ka ndërruar jetë.
“ Sot rreth orës 18:40 është paraqitur rast i të shtënave me armë zjarri në Lagjen Reçic të Tetovës. Pasi shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje kanë gjtur gjurmë gjaku. Nga Klinika e Tetovës thonë se janë dërguar dy persona të lënduar për të m,arrë ndihmë mjeksore, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Të lënduar janë dy persona”- thonë nga MPB për Almakos.
Drejtori i Spitalit të Tetovë thotë për Almakos se njëri nga dy të plagosurit që është dërguar në spitalin e Tetovës ka qenë pa shënja jete, me çka më pas mjeku ka konstatuar edhe vdekjen e tij, ndërsa tjetri ka pasur plagë më të lehta dhe është lëshuar në shtëpi.
Tjetri me plagë më të rënda është nisur më ambulancë për në Spitalin e Shkupit.
Almakos jozyrtarisht ka siguruar informacione se personi i vrarë është N.R. nga Kumanova, ndërkohë të plagosur S.R. gjithashtu nga Kumanova. Gjatë incidentit i plagosur ka mbetur edhe F.M. po ashtu nga Kumanova, i cili për shkak të plagëve serioze është dërguar menjëherë në Klinikën e Shkupit .
Policia ka ndaluar menjëherë 2 persona të dyshuar për sulmin me armë zjarri dhe atë B.R. nga Kumanova dhe L.B. nga Shqipëria. Ndërkohë që një makinë është në ndjekje.
E.SH