Komisari për politik fqinjësore dhe zgjerim Johanes Hahn të martën do të vij në Shkup, së bashku me tre eurodeputetët Edvard Kukan, Ivo Vajgël dhe Knut Flenkeshtajn, ka vërtetuar sot zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq.
“Siç mund të shihni në agjendën, komisari Hahn të martën me 21 mars, do të udhëtoj në Shkup së bashku me tre eurodeputetët që i njihni shumë mirë, Flenkeshtajn, Kukan dhe Vajgëll. Ata do të takohen me të gjithë përfaqësuesit e gjithë partive politike, si dhe me presidentin Ivanov.
Ata do ta përsërisin porosinë e fuqishme të BE-së të respektohet rezultati zgjedhor dhe të mundësohet që proceset demokratike të rrjedhin dhe sa më shpejt të formohet qeveri e cila do të vazhdoj të implementoj Marrëveshjen e Përzhinos”, ka thënë Kocijançiq, transmeton SHENJA.