Kryetari i forumit rinorë të Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Tetovë, Art Zylbeari përmes një postimi ka reaguar ndaj ngjarjeve të sontme në Tetovë ku u rahën brutalisht disa të rinjë të shkollës së mesme ekonomike në Tetovë. Rahja brutale nga ana e një grupi maqedonas është tregues i qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet në mënyrë alarmante, shkruan Top24
Zylbeari në reagimin e tij shkruan se “Ajo që e bën edhe më dramatike këtë situatë është heshtja dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore. Policia deri tani nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për parandalimin e akteve të tilla makabre, duke lejuar që dhuna dhe gjuha e urrejtjes të bëhen pjesë e përditshmërisë. Thirrjet antishqiptare në stadiume, të cilat prej kohësh dëgjohen pa asnjë pasojë, po ushqejnë dhunën në rrugë dhe po krijojnë një klimë të papranueshme diskriminimi.
Shkruan Art Zylbeari:
Rrahja brutale e nxënësve shqiptarë në Tetovë dhe incidenti i ngjashëm në Manastir janë tregues të qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet në mënyrë alarmante.
Shprehim shqetësimin më të thellë për faktin se djemtë, vëllezërit e motrat tona nuk janë më të sigurt as në rrugët e qyteteve tona, aty ku duhet të ndihen të mbrojtur e të lirë. Kjo është një goditje e rëndë për çdo prind, për çdo familje dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja.
Ajo që e bën edhe më dramatike këtë situatë është heshtja dhe mosveprimi i institucioneve shtetërore. Policia deri tani nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për parandalimin e akteve të tilla makabre, duke lejuar që dhuna dhe gjuha e urrejtjes të bëhen pjesë e përditshmërisë. Thirrjet antishqiptare në stadiume, të cilat prej kohësh dëgjohen pa asnjë pasojë, po ushqejnë dhunën në rrugë dhe po krijojnë një klimë të papranueshme diskriminimi.
Kërkojmë me ngulm nga Policia, Prokuroria, Federata e Futbollit dhe organet kompetente që të veprojnë menjëherë!
Të ndëshkojnë autorët dhe të garantojnë se asnjë akt urrejtjeje nuk do të tolerohet më. Siguria e nxënësve tanë është vijë e kuqe dhe është përgjegjësi direkte e shtetit!