Naser Zyberi tha se presidentit disi ju imponua shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Gjitha kompetencat tani i kalojnë ekzekutivit. Tani qeveria mund ta ushtroj edhe funksionin ligjvënës, të cilat pas krijimi të parlamentit duhet t’i aprovoj”, tha Naser Zyberi, në emisionin ENTER në TV SHENJA.
Ai tha se mosrespektimi i masave detyron organet që t’i ashpërsojnë masat për tu përballur me këtë situatë.
“I vetmi mekanizëm për ta ndërprerë virusin është ndërprerja e kontakteve. Fatkeqësisht kjo masë në këto vende nuk po i respektojnë këto masa detyrojnë qeveritë të radikalizojnë masat. Këtu qeveria tani e ka në dispozicion vendosjen e orës policore. Shpresoj që qytetarët e Maqedonisë do të kenë vetëdije të lartë, dhe të mos vendoset ora policore. Kjo do të ishte një masë ekstreme”, tha Naser Zyberi.