6 August 2018 / 13:34
Për një vit, numri i fëmijëve të akomoduar në institucione sociale të Republikën së Maqedonisë është zvogluar për 33.9%, sipas të dhënave nga procesi i deinstitucionalizimit për periudhën gusht 2017-2018.
Në këtë periudhë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka siguruar kujdes joinstitucional për gjithsej 95 fëmijë. Në praktikë, kjo do të thotë kushte më të mira për rritje dhe zhvillim, kujdes dhe mbështetje individuale, në mënyrë që edhe këta fëmijë të bëhen qytetarë aktivë dhe të barabartë të përfshirë në shoqëri. -njoftojnë nga Qeveria.