Kryetari i parlamentit Talat Xhaferi sot ka nënshkruar memorandum për mirëkuptim Agjencinë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, i cili parasheh forcimin institucional të Kuvendit dhe rritjen e efikasitetit të punës.
“Avancim të funksionit ligjvënës dhe mbikëqyrës të Kuvendit dhe dhënien e mundësisë për qasjes përkatëse në punën e tij për qytetarët, organizatat civile veçanërisht grupe të margjinalizuara, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies së përforcuar”, tha kryetari Xhaferi.
Ai tha se zbatimi i projektit nis nga 1 korriku dhe do të mbarojë deri në fund të vitin 2019, ku janë planifikuar të shpenzohen 350 mijë franga.
“Ky memorandum do të siguroj përkrahje teknike dhe institucionale për përpjekje të kuvendit të nxjerrë ligje më cilësore dhe të shfrytëzoj më mirë resurset publike për nevojat e qytetarëve. ”, shtoi Xhaferi.
M.I
Almakos