Ministria e Arsimit dhe shkollat në Kantonet e Zvicrës, shqiptarëve u dërgojnë formularë në gjuhën e tyre amtare, për të vlerësuar procesin mësimor dhe për të dhënë propozimet apo vërejtjet e tyre. Një formularë të tillë e ka siguruar INA përmes një prindi, i cili ka pranuar me postë letrën e autoriteteve zvicerane në gjuhën e tij amtare. “Kur Zvicra ta njeh gjuhën dhe të respekton, duke mos shfaqur albanofobi, unë si shqiptarë den baba den në Maqedoni, këtë të drejtë e kam të refuzuar. Sepse aty mbizotëron djallëzia dhe barbarizmi”, ka theksuar për INA, prindi shqiptar Bajram.Z, që ka pranuar këtë letër.
Sipas tij, kjo letër duhet të shërbejë si një nga dëshmitë që duhet ti përplaset në fytyrë politikanëve kriminel në Maqedoni, që shtrinë për toke popullin shqiptar.
Ndërkohë, në Maqedoni po refuzohet përdorimi i gjuhës shqipe, edhe atje ku shqiptarët përbëjnë pjesën e konsiderueshme, ndërsa lëre më qytetet ku nuk ka shqiptarë, apo ku janë pakicë minore. Në Zvicër në disa komuna shqiptarët janë atje janë të huaj të integruar sikur shqiptarët autokton të Manastirit, Velesit e komunave tjera ku ata nuk guxojnë të flasin shqip, nuk kanë shkollë shqipe, etj. (INA)