Në një ngjarje kompetitive për të vlerësuar aftësitë inxhinierike të mbajtur në Zug të Zvicrës, Arben Jakupi nga Llakavica e Gostivarit, u dekorua me medalen e artë.
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari i është gëzuar këtij suksesi.
“Presim që të rinjtë e suksesshëm si Arbeni, kontributin dhe dijen e tyre ta japin edhe për vendin tonë në vendlindjen e tyre.
Urime Arben, t’u shtofshin sukseset!”, ka shkruar Taravari. (INA)