28 March
Kryetari i ri i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski për Alsat M konfirmoi se prokuroria e Marko Zvërlevskit ka dorëzuar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për paraburgimin e biznesmenit Sead Koçan. Nga Prokuroria Themelore Publike tani për tani nuk ka përgjigje se përse kërkojnë që Gjykata më e lartë ta shqyrtojë vendimin për paraburgimin e pronarit të televizionit Nova.
Mbetet e paqartë në qoftë se Marko Zvërlevski ka përgjegjësi që të dërgojë një kërkesë të tillë deri tek Gjykata Supreme.
Ndryshe, biznesmeni Sead Koçan më shumë se dy javë është në arrati që kur Gjykata Penale i caktoi paraburgim të cilin Gjykata e Apelit vetëm e vërtetoi. Nga ana tjetër avokati i tij, me këmbëngulje pohon se Koçani është në udhëtim zyrtar.

