Prokurori Publik Marko Zvërlevski ka porositur se ligji për ndjekjen e komunikimeve duhet të ndryshohet. Edhe pse në letër fjalën kryesore se kush do të mund të përgjohet do ta ketë Prokurori Publik, sërish MPB-ja do të kryej të gjithë procesin.
Zvërlevski ka theksuar se Maqedonia dy herë ka qenë në shënjestër të skandaleve të përgjimit që sipas tij plotësisht kanë ndryshuar jetën shoqërore në Maqedoni.
Në konferencën ndërkombëtare për ndjekjen e telekomunikimeve të Organizuar nga Prokuroria Publike Themelore marrin pjesë prokurorë nga rajoni, Kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vrangellovski dhe kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski. Në konferencën në fjalë nuk ishte e ftuar PSP-ja edhe përkundër që qëllimi i themelimit të këtij Institucioni ishin pikërisht përgjimet e paligjshme.

