Prokurori publik Marko Zvërlevski nga foltorja e Kuvendit u ankua se Qeveria po e sulmon. Ai shkurt tha se do të presë t’i dëgjojë deklaratat dhe kundër replikat nga deputetët pas fjalimit të zv/ministrit të Drejtësisë, Oliver Ristovski, dhe pastaj do të kërkojë fjalim.
Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, tha se shkarkimi i Zvërlevskit është revanshizëm partiak.
“Ka vetëm revanshizëm partiak, në drejtim të gjithçkaje që shohim nga Qeveria prej në fillim. Shkarkojnë në kundërshtim me ligjet”, tha Dimovski.
Zv/ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, iu kundërpërgjigj Dimovskit dhe tha se nuk ka revanshizëm partiak, por se VMRO-DPMNE përmes Marko Zvërlevskit ka bërë revanshizëm partiak.

