Sot në hapsirat e zyrës së Kombeve të Bashkuara me ftesë të Kordinatores së përhershme të Kombeve të Bashkuara znj. Luiza Vinton, zëvedësministrja e financave Dr. Shiret Elezi morri pjesë në mbledhjen e përbashkët me Ministrinë e shëndetësisë dhe agjencionet e Kombeve të Bashkuara, në të 
Bëhet fjalë për iniciativë për tentim të sigurohen shërbime shëndetësore për njerëzit më afër shtëpive dhe njësite lokale, dhe në të njëjtën kohë të promovohen opcionet preventive, dhe prej këtu Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me agjenconet e Kombeve të Bashkuara debatojnë për rishikim të sistemit ekzistues, duke krijuar shërbime spitalore më cilësore dhe më përfshirëse.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga ministria e shëndetësisë, ministria e punës dhe politikës sociale, kryetarë të komunave, anëtarë të agjencioneve të KB të cilët meren me sigurimin e mbrojtjes shëndetësore dhe shërbimeve në komunat, përfaqësues të Kryqit të kuq dhe organizata tjera qytetare dhe ekspertë. Në takim u potencua dhe sistemi i financimit të shërbimeve mjekësore, avancimi i decentralizimit fiskal në sferën e shëndetësisë primare si një nga reformat e mundshëm në të ardhmen.

