Të gjithë zv/ministrat e Aleancës për Shqiptaret sot dhe nesër do të tërhiqen nga postet e tyre,raporton Tv 21
Toçi tha se sot nuk ka shkuar në punë dhe se nesër do të shkojë në ministi për t’u përshëndetur me kolegët.
TV 21 kontaktoi edhe zv ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Remzi Mehmedi, por për momentin telefonin e kishte të mbyllur. Nga kjo ministry thonë se ai sot nuk ka ardhur në punë. Tentuam të kontaktojmë edhe me zv ministrin e Punës dhe Politikës sociale Elmi Aziri, por edhe ai ishte i pakapshëm në këto momente.
I pari nga funskionarët që është tërhequr është Ruzhdi Matoshi. Burime pranë ASH-së thonë se edhe Driton Nebiu Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror për pylltari dhe gjueti në RM, ka deponuar dorëheqjen e tij. Gjatë ditës pritet që të tërhiqen edhe funksionerët e tjerë nga rradhët e Aleancës për Shqiptarët.