Takim ministror për zbatimin e Planit 3-6-9: Intensifikohet miratimi i vendimeve të reformave në prag të raportit të prillit të Komisionit Europian!
Zëvendës Ministri i financave Shiret Elezi mori pjesë në grupin punues ministror të kryesuar nga Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, dhe zëvendëskryeministrin për cështjet europiane, për zbatimin e Planit 3-6-9, ku morën pjesë dhe ministrat përgjegjës për realizimin e zgjidhjeve ligjore dhe masat për reforma në gjyqësor, reforma në shërbimet e sigurisë dhe intelegjencës, për punën në Kuvendin e RM-së, në pjesën e emërimit të funksionerëve shtetërorë, në sferën e reformave të administratës publike dhe udhëheqjen e mirë, në luftën kundër krimit të organizuar, korrupcionit, terorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në shoqërinë civile, si dhe pjesa e reformave në rregulaltivën e zgjedhjeve dhe politikat e migracionit.
Në seancën për grupin punues ministror referoi zëvendës kryeministri i Qeverisë për çështje europiane, që njëkohësisht është edhe përgjegjës për ndjekjen e implementimit të Planit 3-6-9, që informonte se realizimi i zgjidhjeve ligjore dhe masave po zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar, por edhe një pjesë prej ligjeve thelbësore të reformave dhe masave janë duke u ballafaquar me kalimin e afateve për shkak të bllokadave të punës së Kuvendit të RM-së, veçanarishtë në pjesën e ligjeve që është e nevojshme dy e treta e shumicës.
Nga puna e seancës së grupit punues ministror për zbatimin e Planit 3-6-9 dolën rekomandimet që kërkojnë nga ministrit të intensifikojnë aktivitetet përfundimtare për zbatimin e ligjeve dhe masave të parashikuara duke mbajtur afatet për raportin e prillit të Komisionit Europian për përparim të vendit në realizimin e Planit 3-6-9, si dhe të vazhdojnë takimet e grupeve punues me opozitën për sigurimin e ambientit për pjesëmarrje të përbashkët në sjelljen e zgjidhjeve ligjore reformuese.
Në seancën e sotëshme në këtë grup punues ministror është sjellur përfundimë me të cilin janë përgjegjës ministritë përkatëse të fillojnë përgatitjen e propozimeve për paketën e re të zgjidhjeve ligjore të reformave dhe masave që duhet të realizohen deri në fund të vitit 2018.
Takimi i grupit punues Ministror për ndjekjen dhe zbatimin e Planit 3-6-9, është pjesë e mekanizmit që e themeloi Qeveria e RM-së, nëpërmjet së cilës rregullishtë do të ndiqet implementimi i planit.
Gjatë implementimit informohet Kuvendi i RM-së, Komisioni Europian dhe vendet anëtare të BE-së, si dhe shoqëria, ekspertët dhe më gjërë.