Driton Sulejmani, zëvendësministër i Arsimit, ka shkruar se studentët kanë të drejtën e plotë për kërkesën e tyre që provimin e jurisprudencës ta japin edhe në gjuhën shqipe, ndërsa kanë të drejtë të plotë edhe të protestojnë për kauzën e tyre.
“Për dallim nga më herët, tani pa frikë dhe lirshëm mund ta shprehni vullnetin tuaj.
Kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj, të cilët po mundohen të dalin pak në dukje dhe të mbledhin ndonjë pikë politike, e që aspak nuk e kanë hallin për kauzën tuaj. Edhe një lutje: lërini thirrjet e kota të tipit ‘bëhuni bashkë opozitë e pozitë’, sepse nuk mund të bëhen bashkë ata që ju kanë lënë në këtë situatë dhe ata që po mundohen t’ju gjejnë zgjidhje për problemin tuaj”, ka shkruar zv/ministri i Arsimit, Driton Sulejmani.
Data 05.04.2026
Aktuale
- FOTO- Zjarr në zonën e 9-katsheve, flakët përfshijnë pallatin
- Zv/ministri i Arsimit, Sulejmani studentëve: Keni të drejt të protestoni, kujdes nga opozita pa busull dhe argatët e saj!
- Zejd Rexhepi: Protestat studentore, akt i guximshëm dhe i domosdoshëm përballë padrejtësive
- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) në mbështetje të protestave studentore: Moszbatimi i gjuhës shqipe, shkelje e rëndë ligjore
- SpaceX: Rruga drejt një vlerësimi prej 1 trilion dollarësh
- Denion Meidani: Burrat e shtetit mendojnë për brezin e ardhshëm, jo për politikë ditore
- Mickoski për protestën e studentëve: Po punojmë për të gjetur zgjidhje, mos të lejojnë të jenë mjet në duart e një partie politike që jeton në shekullin e kaluar
- Abedin Ismaili në mbështetje të studentëve: Më shumë parim, më pak hipokrizi


