Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadorin e SHBA-ve, Xhes Bejli.
Siç thuhet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane, zëvendëskryeministri Osmani në takim iu referua reformave prioritare të Qeverisë të përfshira në Planin 3-6-9, prezantuar dy ditë më parë, nga e cila dalin detyrimet të cilat Qeveria mori pra partnerëve evropian. Detyrime për reforma që duhet t’i ç‘frenojnë proceset euroatlantike në vend dhe që janë nevojë e rëndësishme për shoqërinë tonë.
Ai theksoi se zbatimi i Reformave Urgjente Prioritare dhe bashkëpunimi rajonal për integrim në BE janë dy trajektore paralel që ec puna e Qeverisë së re.
“Nuk është e lehtë ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione dhe sundimin e ligjit dhe partnerët ndërkombëtar të binden për qëllimin tonë të sinqertë për t’ju kthyer rrugës së drejtë. Për ne nuk ka alternativë tjetër përveç se anëtarësimi në BE dhe NATO dhe për këtë arsye është e rëndësisë së veçantë të jemi këmbëngulës. Në atë rrugë, mbështetja juaj për integrimin tonë evropian dhe euro- atlantik, si dhe të miqësisë së ndërsjellë , janë të rëndësisë së veçantë”, theksoi Osmani
Osmani gjithashtu theksoi edhe nevojën e kohezionit të duhur të cilën e ofron zbatimi i plotë i marrëveshjes kornizë i Ohrit me dinamikën e duhur e cila nuk do ta rrënoj mjedisin pozitiv social.
Në fund të takimit dy bashkëbiseduesit theksuan pritjen se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet me sukses edhe në periudhën e ardhshëm, ndërkaq SHBA-ja mbetet edhe më tej partneri strategjik i vendit, dhe vend mbështetës i procesit euro- integrues i Maqedonisë.