Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, sot ka zhvilluar një shkëmbim
me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Maxime Prévot, lidhur me tragjeginë e Koçanit, ku humbën jetën 59
persona.
Ministri Prévot shprehu ngushëllime të sinqerta dhe theksoi angazhimin e Belgjikës për të ndihmuar në
tejkalimin e situatës, duke nënvizuar se ekipet e intervenimit të shpejtë B-FAST, përfshirë personel
mjekësor, tashmë kanë mbërritur në Shkup për të ofruar mbështetje.
Zëvendëskryeministri Fetai, në përgjigjen e tij, falënderoi Belgjikën dhe Bashkimin Evropian për
solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme, duke theksuar se në momente të tilla është e rëndësishme të
mund të mbështetemi tek miqtë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se kjo tragjedi ka ekspozuar probleme serioze në sistem, të cilat kërkojnë
masa të menjëhershme dhe të guximshme, një diskutim serioz, që tashmë është në rend dite në
mbledhjen e sotme të Qeverisë.