Drejtori i Ndërrmarjes Publike “ Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup sot solemnisht ka ndar 38 vendime të përhershme pune për puntorët të cilët do të angazhohen për të rregulluar dhe mirëmbajtur parqet në Qytetin e Shkupit.
“Drejtori Zuhejr Rexhepi, sot me kënaqësi i ndau Vendimet për punësim me kohë të pacaktuar për gjithsej 38 persona. Të emëruarit të cilët kanë punuar përkohësisht në ndërmarrje për shumë vite, kanë dëshmuar se janë punëtorë të përgjegjshëm andaj me angazhim të drejtorit dhe udhëheqësisë së re si dhe me përkrahje të parezerv të Qytetit të Shkupit përfundimisht u rregullua statusi i tyre. Me këtë vendim jemi të bindur se ky ekip i punëtorëve të zellshëm do të japë kontributin maksimal për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese të kryeqytetit, ashtu siç i ka hije një qyteti modern”, shkruan në profilin e Zuhejr Rexhepit.