Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, Zudi Koka, ka reaguar ndaj neglizhencës së Qeverisë dhe funksionarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut karshi tragjedisë së bashkëkombasve nga Kosova.
Postimi i plotë:
Zudi Koka, kryetarë i Degës së ASH – Çair:
“Fat në fatkeqësi është që Kosova ka një Qeveri dhe institucione efikase që maksimalisht u angazhuan për të menaxhuar tragjedinë me autobusin në Kosovë. Por, duke patur parasyshë të kaluarën e përbashkët, solidarizimin e ndërsjellë në kohëra të vështira, do të ishte e udhës që Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ambasada jonë në Zagreb, ose të paktën ministrat shqiptarë të shprehnin gadishmëri për të ju dalë në ndihmë bashkëkombasve tanë nga Kosova. Në vend të kësaj, ministrat tanë, në këtë ditë zie zgjodhën të bëjnë spektakël komik me trotineta. Turpi ka emër!
Vëllezër e motra, lutemi për ju dhe jemi të gatshëm për çdo ndihmë që mundemi!”