Ne bëjmë thirrje për bashkim, Gruevski përhap urrejtje ndëretnike. Kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para qytetarëve në tubimin partiak që u mbajt në Butel të Shkupit. Ai u kërkoi qytetarëve që ta zgjedhin opsionin ‘Për jetë në Maqedoni’, dhe u betua se pas 11 dhjetorit ligji do të vlejë njejtë për të gjithë, dhe se Gruevski patjetër të dalë para drejtësisë. Zaev sikur në çdo tubim tjetër, edhe sonte u premtoi qytetarëve se të gjitha paratë të cilat, siç tha ai, u janë vjedhur nga ana e pushtetit, të njejtat do t’ua kthejë qytetarëve. Ai premtoi se me LSDM-në në pushtet nuk do të ketë më frikë, do të ketë jetë më të mirë, dhe mes tjerash tha se famijeve pa të ardhura, shteti do t’u japë nga 12 mijë denarë në muaj.
“Ta dini se ne do t’i kthejmë paratë te qytetarët, do të ketë rrogë plus për çdo familje. Do e kthejmë tarifën e lirë ditore për energji elektrike. Paralajmëroj pagesa fer për tatimet publike, ai që ka më pak do të paguaj më pak, ato që kanë të hyra më të vogla fare nuk do të pagujnë. Do ta shfuqizojmë taksën radiodifuzive. Do të mundësojmë shërim pa pagesë për të gjithë qytetarët. Familjeve pa të ardhura shteti do t’u japë nga 12 mijë denarë në muaj. Qëllimi ynë është t’u ndihmojmë qytetarëve të përballen me varfërinë. Gruevski asgjë s’ka bërë nga e gjithë kjo, ai nuk ka dashur të bëjë asgjë, por i ka shikuar vetëm interesat e veta dhe të famijes së tij. Por ai zgjodhi mbi 600 mijë qytetarët të ikin nga Maqedonia. Qytetarët e dijnë gjithë këtë, dhe për këtë ata po e zgjedhin jetën në Maqedoni dhe kjo e frikëson Gruevskin”, deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.