Kryeministri, Zoran Zaev, gjatë ditës së somte ka njoftuar se përmes reformave që kanë planifikuar në gjyqësi do ta rregullojnë pozitën ligjore të Prokurorisë Speciale Publike, në mënyrë të përherëshme.
“Në pjesën e reformave gjyqësore, ligji për gjyqësinë, ligji për Këshillin Gjyqësor dhe ligjeve të tjera të cilat janë temë e negociatave, nëpër këto ligje përmes reformave gjyqësore do të zgjidhet përgjithmonë edhe ligjërisht çështja e Prokurorisë Speciale Publike”, – deklaroi Zaev.
PSP dje gjatë publikimit të raportit për punën gjashtë mujore, ka shprehur pakënaqësi nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, duke i akuzuar ata që nuk kanë mundur të sjellin ligje, të cilat do ta lehtësonin procedurën hetimore, siç është ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, fishkëllyesve dhe mbrojtjen e privatësisë, transmeton Almakos.
“Është e nevojshme të theksoj se edhe përkundër faktit që në Raportin e katër u konstatua se ka përparim nga aspekti i ndërmarrjes së hapave për përfshirjen e kësaj Prokurorie Publike në punën e grupeve punuese të formuara nga Ministria e Drejtësisë, për përpilimin e propozim-ligjeve në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit të Venedikut dhe atë: ligjin për mbrojtjen e fishkëllyesve, ligjin për mbrojtjen e privatësisë, si dhe miratimin e ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve, ku përskaj kontributit dhe pjesëmarrjes sonë, nga ana e Kuvendit të Maqedonisë zgjidhjet ligjore të lartpërmendura ende nuk janë miratuar”, konsiderojnë nga PSP-ja.
Në lidhje me këtë Zaev u arsyetua se rregullimi i kësaj çështje është në fazë përfundimtare, ai thotë se nga grupet e punës të cilat punojnë në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur, ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe ligjeve të ngjashme, ka marrë informacata që plotësisht tashmë janë harmonizua këto logje, ose janë në fazën përfundimtare të harmonizimit.
Përndryshe, PSP-së i ka skaduar mandati në qershor të vitit të kaluar. Gjatë javës së kaluar Kativa Janeva, e pyetur nëse ndjehen duarlidhur me hetimet të cilat i realizojnë, pasi që PSP-së i ka skaduar mandati, Janeva tha se për çdo ditë kërkojnë mundësi të reja për t’i kryer hetimet pa pengesa./ Almakos
Arbnora Memeti
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2084243411616500/