Proceset demokratike do të vazhdojnë me formimin e Qeverisë së re. Kështu ka deklaruar për Dojçe Vele, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai tha se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe se shumica do ta realizojë obligimin para qytetarëve për zgjedhjen e Qeverisë së Re. Zaev ka potencuar se Nikolla Gruevski të gjithë këtë po e bën për të pasur mundësi që të bëjë pazar për amnisti.
“Po, Gruevski këtë që e bën, e bën që të bëjë pazar për amnisti, por amnisti nuk do të ketë. Pas gjithçkaje që ka dëgjuar opinioni, për gjithçka që ka bërë – Gruevski do të shkojë në gjykatë. Do të ketë sistem gjyqësor, gjykata do ta vlerësojë fajin e tij. Por, ikje nga ballafaqimi me drejtësinë – nuk ka. U premtova qytetarëve, Maqedonia do të jetë shtet juridik dhe drejtësia do të vlejë për të gjithë në mënyrë të barabartë”, ka thënë Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së,njofton Almakos.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partisë së Nikolla Gruevskit. Nga VMRO-DPMNE e akuzojnë Zaevin si kriminel, i cili në intervistën për Dojçe Vele, dëshmon se si punon mendja e një personi të nënçmuar si cili duhet të përgjigjet për krimet që ka bërë.
“Prandaj, Zoran Zaev gënjen dhe shpif. VMRO-DPMNE as ka kërkuar amnisti, as nuk ka pasur arsye të kërkojë amnisti. VMRO-DPMNE gjithmonë ka qenë në anën e popullit dhe shtetit. Ky është dallimi mes VMRo-DPMNE-së dhe kriminelit Zaev. Kësaj radhe, rreziku është që e gjithë Maqedonia të bëhet viktimë e sjelljes antishtetërore të Zaevit. Ai përpiqet që të gjithë shtetin ta mbajë si rob që të shpëtohet nga krimet në të cilat ai është bllokuar deri në fyt”, kanë reaguar nga VMRO-DPMNE transmeton Almakos.
Por Zoran Zaev nuk i pengon për krimet e ditashme të BDI ne qeveri bashk me VMRO.LSDM edhe ai arriten marveshje për koalicionim qeveritar.
E emeruan Talat Xhaferin kryeatar të parlamentit,i cili ishte ministër i mbrojtjes në qeverin me VMRO.
Çka kishte deklaruar Zoran Zaev për Ali Ahmetin dhe krimet e BDI gjatë qeverisjes me VMRO DPMNE?
Ndërkohë që në opinion u shfaqën shumë dyshime se a po kalkulon Zaevi me bombat për partitë shqiptare, ai ka theksuar se këto janë vetëm spekulime pasi që gjithçka që ka në duar, e që përbëjnë kriminalitet dhe çështje të jashtëligjshme do ta publikojë.
Zaev për lideri e BDI-së Ali Ahmetin, ka thënë se ai është pjesë përbërëse e kësaj Qeverie të Nikolla Gruevskit, “Hahn e përmendi një zgjidhje të tillë dhe një numër i madh i ekspertëve, ku e gjetët ta përmendni Ali Ahmetin. Ali Ahmeti dhe BDI, janë të përfshirë në veprime joligjore, në veprime kriminale, një pjesë e tyre e them jo të gjithë, e kam thënë këtë që në fillim”, – theksoi tutje Zaev./Almakos
BOMBA: Shikojeni dhe mësoni se çfarë thotë Zoran Zaevi për Ali Ahmetin dhe BDI-në…