Donald Trump u betua sot si presidenti i SHBA-ve, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën. Studiuesi Auron Tare, ngjarjen e sotme e ka cilësuar si një triumf të jashtëzakonshëm të një njeriu që askush nuk e besonte se do të arrinte këtu ku është.
Garën e Trump për Shtëpinë e Bardhë, Tare e ka krahasuar një vrapim me pengesa, për shkak të proceseve gjyqësore dhe atentateve.
Ndër të tjera ai tha se Trump misionin e tij, më shumë se politik, e ka hyjnor, dhe se këtë e tregoi përmes fjalimit të tij.
“Ishte ceremoni shumë e këndshme, më humane, nuk kishte atë madhështinë kur bëhet jashtë. Pas tij ishin ulur të gjithë njerëzit më të fuqishëm të teknologjisë amerikane. Ishin industria e teknologjisë më e madhja në Amerikë. Është triumf i jashtëzakonshëm i një njeriu që askush nuk e dinte se do arrite deri këtu. Ishte kampion i një vrapimi me pengesa.
Po ta shikoje fjalën, ishte interesante sepse kushte një vetëbesim hyjnor. I shpëtova atentatit për ta bërë Amerikën, beson në një mision përtej politikës, hyjnor”, tha Tare në emisionin ‘Open’ në News24.
Ai gjithashtu ndal edhe te Melania Trump, duke thënë se për herë të dytë SHBA-të kanë një zonjë të parë nga Ballkani.
“Duhet thënë se për herë të parë, kemi dy herë një zonjë të parë amerikane nga Ballkani, nga Sllovenia”, tha Tare.