Të rinjtë nga Lagja Fushë Topanë të parët i testuan pajisjet e vendosura në zonën aktive Coka Cola.Kështu zonë u vendos për herë të parë në Çair, por në Maqedoni ka edhe 10 të tjera.Fitnes pajisjet janë siguruar nga kompania Coca Cola dhe Birraria e Shkupit.
Drejtori për marrëdhënie me Publikun, Lambo Patçe, nga Birraria e Shkupit tha se kjo zonë aktive do të jetë në shërbim të shëndetit të qytetarëve, ai shpreson se sportist si Enis Bardhi dhe Kire Lazarov, do të dalin nga këto pajisje fitnesi.
“Shpresoj që në këtë zonë të rritet një Enis Bardhi dhe Kire Lazarov i ri. Dhe shumë yje të tjera të cilët do ta bëjnë këtë vend shumë krenar”, tha Lambo Patçe – drejtor nga birraria e Shkupit.
Profesori, Besnik Telai shprehi dëshirën që gjëra të tilla komuna të bëj edhe në malin e Gazi Babës.
Sportistët, thonë se në Çair është e nevojshme që të ndërtohen fusha të ndryshme sportive, në ambient të hapur.
“Patjetër, përveç kësaj duhet të investohet edhe në shumë pore tjera, në kornizën e sportit. Përveç kësaj fitnes zone, mirë është të ketë si në shtetet e perëndimit, ku edhe po synojmë të shkojmë, çdp cep, çdo hap i lëvizje është pjesë integrale bartëse e sportit. Mund të ketë fusha hendbolli, fusha tereni, të jenë dhe të hapura, përveç atyre të dimrit që i kemi. Mirëpo ne na nevojitet edhe dalja pak në natyrë”, u shpreh Besnik Telai – sportist, profesor universitar.
Kjo zonë aktive Coca Cola, është e 11 me radhë që vendoset në Shkup. Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se shpreson që edhe në lagjet tjera të formojnë infrastrukturë adekuate sportive. Ai dekoroi me mirënjohje dy banorë si më aktivët në Çair.
Përgatiti: Almedina Ismajli